Aksident pranë mbikalimit të Kasharit, 4 persona dërgohen në spital

Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Kasharit, 4 persona dërgohen në

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Qafë Kasharit, në Tiranë, ku një furgon pasagjerësh ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë transportuar drejt QSUT-së, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Mësohet se personat e plagosur kanë pësuar dëmtime në kokë dhe gjymtyrë.

Nga pamjet e siguruara shihet se furgoni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, pas përplasjes me bordurën prej betoni që ndan korsitë e rrugës.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe shkaqet e përplasjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion