Tiranë/ E kishin kthyer banesën në bazë armësh, arrestohet 66-vjeçarja, në kërkim i biri! (EMRAT)

Aktualitet

Tiranë/ E kishin kthyer banesën në bazë armësh,

Tiranë - Policia e Tiranës zbuloi një bazë armësh që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale. Armët mbaheshin në një banesë private në Picallë të Tiranës. Aty policia gjeti armë nëpër sirtarët e komodinave në një dhomë gjumi, dhe në një kasolle jashtë banesës.

Në total u sekuestruan 5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoletë, 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarr përcjellës dhe kapsolla detonatore.

Blutë shpallën në kërkim poseduesin e bazës së armatimit Oltjan Qershori 41 vjeç, ndërsa arrestuan Mejte Hoxha nënën e tij të cilën e gjetën në banesë, një 66-vjeçare.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Tiranë/ E kishin kthyer banesën në bazë armësh,

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion