“Heqja naftës s’i dëmton fermerët”, Rama: Skema e re garanton mbështetje më të madhe

Aktualitet

“Heqja naftës s’i dëmton fermerët”, Rama: Skema

“Mos u mërzisni për heqjen e naftës nga skema e subvencioneve, por gëzohuni për rimbursimin me 10%, sepse përfitimi është shumë herë më i lartë.” Me këtë mesazh, kryeministri Edi Rama shpjegoi me një shembull praktik mënyrën se si do të funksionojë skema e re e mbështetjes për fermerët. Ai ishte në Lushnjë i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, si dhe nga ministrat e kabinetit.

Sipas kryeministrit, bankat do të ofrojnë financim deri në 2 milionë euro për fermerët dhe sipërmarrësit, ndërsa qeveria do të garantojë kreditë përmes një mekanizmi mbështetës.

“Do ketë ulje të TVSH për fermerët që shesin produkte. Jo vetëm rimbursimi, jo vetëm programi me BE, por edhe një tjetër program shumë domethënës, të cilën do e lancojmë në fund të prillit, i cili prek të gjithë sektorët prodhues. Bankat do të japin mbështetje deri në 2 milionë euro. Bujrum bëni planin dhe keni deri në 2 milionë euro mbështetje. Qeveria do të hyjë edhe me mekanizmin e garancisë. Qeverinë e keni nga mbrapa. Kemi konstatuar faktin që tashmë në Shqipëri, ka realitete të vogla prodhuese, që mund të kthehen të mëdha. Eksperiencën e gjithë këtyre viteve, por e përkthejmë në një çështje të mençur për të ardhmen“, shprehet Rama.

ME TE LEXUARAT