Tetoi të kalojë kufirin me 26 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 35-vjecari në Kukës

Aktualitet

Tetoi të kalojë kufirin me 26 mijë euro pa i deklaruar,

Nje i ri eshte proceduar ne piken kufitare mes Kosoves dhe Shqiperise ne Kukes, pasi tentoi te kalonte pa deklaruar plor 26 mije euro.

Njoftimi:
Tentoi të hynte në Shqipëri, me 26 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 35-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e eurove.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion