Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH me 7 vota pro

Aktualitet

Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH me 7 vota pro

Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Ajo mori 7 vota nga Këshilli Drejtues i RTSH.

Ky ishte raundi i dytë, pasi në raundi i parë dështoi për shkak se asnjë prej kandidatëve nuk mori 7 vota ose 3/5 e votave.

Në këtë raund ishin në garë vetëm 3 kandidatët më të votuar, Jakaj, Musai dhe Vasili. Kjo e fundit mori mbështetjen me 7 vota nga Këshilli Drejtues i RTSH.

Gara për Drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik pas dorëheqjes së Alfred Pezës u shoqërua me akuza për paligjshmëri të procesit dhe garë jo transparente, çka detyroi Komisionin e Medias të kërkojë ndërprerjen e garës.

Pas rifillimit të procesit dhe zgjedhjes së këshillit të ri drejtues në garë morën pjesë 12 kandidatë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion