Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Qafë Thanë

Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen 3

Policia kufitare ka arrestuar tre persona nga Siri Lanka në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Policia bën me dije se N. L 57 vjeç, A. K 51 vjeç, dhe K. W 36 vjeç, kishin një leje qëndrimi në Itali, të cilat dyshohet se janë falsifikuar. Ata akuzohen për veprën penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ndërkohë, në një rast të veçuar, strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. B 37 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, Pogradec.

Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në fshatin Goricë, duke tentuar të kalonte ilegalisht kufirin shtetëror. Për të është nisur procedim penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion