"Më intereson gjendja e fëmijëve", reagon Kryebashkiaku i Gramshit, Ajazi: Ushqimi furnizohet nga privati dhe gatuhet në kopsht

Aktualitet

"Më intereson gjendja e fëmijëve", reagon Kryebashkiaku

Pas infektimit të të paktën 17 fëmijëve me salmonelë në kopshtin në Gramsh, kryetari i bashkisë Ajazi, ka reaguar duke sqaruar mënyrën se si funksionon furnizimi me ushqim në institucion.

Ai theksoi se bashkia ka përgjegjësitë e saj, por këmbënguli se kërkohet gjithmonë fleta e analizave gjatë furnizimit me produkte ushqimore.

Lidhur me mënyrën se si janë kryer procedurat për tenderin, Ajazi tha: Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit. Procedura është e rregullt. Institucionet janë të mirëpritura të kontrollojnë gjithçka.

Ai shtoi se situata po ndiqet me seriozitet dhe se shpreson që nuk do të ketë raste të tjera: “Jemi në ditët e fundit, besoj se nuk do kemi më raste.”

“Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë është në momentin që bëhet furnizimi ne kërkojmë fletën e analizave. Më intereson shumë gjendja shëndetësore e vogëlushëve dhe gjendja shpirtërore e prindërve dhe asgjë tjetër që lidhet me protagonizmin e ndonjë palaçoje politike.

Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit. Procedura është e rregullt, institucionet janë të mirëpritura të kontrollojnë procedurat. Jemi në ditët e fundit, besoj se nuk do kemi raste të tjera”-u shpreh Ajazi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion