Plagosja e “Nojës” në Shkodër, policia tregon detaje, ende mister arsyet

Aktualitet

Plagosja e “Nojës” në Shkodër, policia tregon detaje,

Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri në këmbë të një të riu në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij.

Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar. Deri më tani policia nuk jep detaje rreth motiveve të ngjarjes.

“Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të policisë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion