Tentoi të vriste një person në 2021-shin, vihet në pranga pas tre vitesh arrati autori

Aktualitet

Tentoi të vriste një person në 2021-shin, vihet në pranga

Një 47-vjeçar me iniciale R.M, u vu në pranga si i shpallur në kërkim për "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestoi shtetasin R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT