Shqiponjat kapin mat “bastexhinjtë”, 6 në pranga, sekuestrohen aparate celulare dhe 50 televizorë

Aktualitet

Shqiponjat kapin mat “bastexhinjtë”, 6 në pranga,

Operacioni “Bad Spin 2” ka vënë në pranga 6 persona për organizim tw lojërave të fatit dhe baste online. Gjithashtu, mësohet se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi R.T, 18 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", operacioni policor i koduar "Bad spin 2".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

E. Ç., 56 vjeç, J. Ç., 47 vjeç, V. H., 46 vjeç, E. F., 22 vjeç, D. R., 19 vjeç, M. M., 21 vjeç,.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. T., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar.

Televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

Shqiponjat kapin mat “bastexhinjtë”, 6 në pranga,

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion