“Vrasje, gjobëvënie dhe…”, arrestohet një person rrëzikshëm në Lezhë, ishte liruar pak muaj më parë

Aktualitet

“Vrasje, gjobëvënie dhe…”, arrestohet një

Arrestohet një person me rrezikshmëri të lartë në Lezhë.

I  arrestuari është Jetmir Llani, i cili dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve. Jetmir Llani ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani.

Jetmir Llani u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.

Ngjarja e 5 korrikut 2012
Përplasja e ndodhur më 5 qershor të këtij viti ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llani, ku mbeti i vrarë Indrit Llani do të niste dhe hasmërinë ndërmjet dy fiseve.

Jetmir Llani humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë. Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.

Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir Llanin si autorin e dyshuar.

Jetmir Llani dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.

Jetmir Llani ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion