Tentoi të kalonte makinën në kahun tjetër të lëvizjes, shoferi përplas mjetin tjetër!
Lajmifundit
/
26 Shkurt 2025, 20:05
Aktualitet

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, në një prej rrugëve kryesore.
Mësohet se automjeti tip “Renault” teksa bënte manovra për t’u kthyer në kahun tjetër të lëvizjes është goditur nga një mjet tip “Ford Fiesta”.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar por si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, aks që lidh rrugën e Dëshmorëve me stadiumin.
Polica ndodhet në vendngjarje për verifikimin e provave.


