Rama për Veliajn: E kanë marrë peng pa iu bërë gjyqi! Kush do t’i ndjekë punët, Dado apo Noci?

Aktualitet

Rama për Veliajn: E kanë marrë peng pa iu bërë gjyqi!

Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar vendimet e SPAK për zyrtarët e politikës, një prej tyre edhe Erion Veliaj i cili ndodhet në burg.

Rama është shprehur se nuk duhet të ketë masa sigurie pa u mbajtur më parë gjyqi.

"Pse? Pse duhet ta marrësh tjetrin, ta fusësh në burg pa gjyq, për të treguar që je i fortë? Për të treguar që je ti e s’ka tjetër këtu? Apo për të treguar që prokuroria dhe gjykata janë e njëjta gjë si në komunizëm? Dhe kjo, më shumë sesa për SPAK-un, është një këmbanë që bie për gjykatësit. Gjykatësit janë aty për të qenë të drejtë, të barabartë, të paanshëm, të pavarur, profesionistë e të tjerë, e të tjerë. Nuk janë aty për të mbajtur anën e prokurorit. Prokurori ka punën e vet, gjykatësi ka një punë tjetër.

Dhe gjykatës që bëjnë marrëveshje me prokurorin përpara, apo që kanë frikë nga prokurori, gjykatësit, dhe që bien dakord që të kapin e të fusin njerëz pa gjyq në burg, janë problem. Një njeri një, jo kaq shumë sa. Po ju them unë kanë për të dalë komplet viktima për arrestimin pa burg flas për burgun është komplet gjë tjetër dhe madje pikërisht se është gjë tjetër është një argument për të thënë se: -Ti nuk ke pse e merr tjetrin peng përpara. Si ke ngritur akuzën, si i pandehur?

I ke ngritur një akuzë si i dyshuar! Tani, unë dyshoj për ty. Hajde, njëherë me mua të futesh brenda, që unë të kërkoj prova që ti je siç unë mendoj që ti je?’ Po kush je ti?! Kush je ti?!” Po 250 mijë njerëzit që kanë votuar? Çfarë janë ata? Apo janë kot?!

Po një kontratë me këtë milet, që duhet ta zbatojë një pushtet i zgjedhur, apo është kot? E kush duhet t’i ndjekë gjithë 1001 punët dhe të mbajë përgjegjësi për votën që i kanë dhënë njerëzit? Prokurori? Apo Noci? Këto nuk shkojnë, dhe për këto më vjen keq, po ne nuk do rrimë pa folur

ME TE LEXUARAT