Tentoi të hynte në Shqipëri nga Rinasi, arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim nga Zvicra

Aktualitet

Tentoi të hynte në Shqipëri nga Rinasi, arrestohet

Një 42-vjeçar banues në Itali është arrestuar në Rinas, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i Policisë

PKK Rinas- Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që akuzohet për vjedhje me dhunë në Zvicër, arrestohet me qëllim ekstradimin, 42-vjeçari, banues në Itali.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat partnere ndërkombëtare kryer nëpërmjet Interpol Tiranës, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit:

arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Gjenevës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Zvicër, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT