Operacioni i SPAK ndaj grupit "Rraja" Kush është Jani Çavo, i dënuar për trafik droge nga Siria me vlerë 2.7 mln euro

Aktualitet

Operacioni i SPAK ndaj grupit "Rraja" Kush është Jani

Jani Çavo është një nga anëtarët e goditur nga SPAK në kuadër të një operacioni kundër grupit të strukturuar kriminal "Rraja" që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Siria dhe Turqia drejt Evropës, duke kaluar përmes Shqipërisë.

Çavo u arrestua më qershor 2023, ndërsa veprimtaria kriminale e grupit shtrihej që nga viti 2020 dhe përfshinte importimin e kanabisit nga Siria dhe heroinës nga Turqia, me një vlerë totale të drogave të trafikuara rreth 2.7 milionë euro.

Hetimet u koordinuan nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences, duke identifikuar 21 anëtarë të grupit. Sipas Prokurorisë, rrjeti kriminal operonte në disa vende, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Itali, duke transportuar dhe shpërndarë lëndë narkotike si kokainë, heroinë, marijuanë dhe risinë në të paktën tetë episode të dokumentuara.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimet për të pandehurit e grupit, duke dhënë në total 107 vite burg për 16 anëtarë. Jani Çavo u dënua me 8.8 vite burg, duke iu aplikuar masa e gjykimit të shkurtuar.

SPAK thekson se kreu i grupit dyshohet të ketë qenë Endrit Bakiu, i arrestuar më 2021 në Durrës, ku iu sekuestruan 30 kilogramë kanabis në formë çokollate. Hetimet kanë dokumentuar se grupi përdorte rrugët e tregtisë ilegale nga Lindja e Mesme drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke krijuar një strukturë kriminale të organizuar dhe shumëkombëshe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion