Tentativë grabitje në “Exchange” në Durrës, i riu i maskuar dhe me armë lodër largohet duarbosh

Aktualitet

Tentativë grabitje në “Exchange” në Durrës, i

Një tentativë grabitje me armë ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Në foto duket kur autori i armatosur është futur në pikën e këmbimit valutor për të grabitur.

Siç shihet edhe në këtë foto, ai është i veshur me një xhup të zi dhe një kapuç në kokë. Sapo futet në ambientet e pikës së këmbimit valutor, grabitësi nxjerr armën.

Burimebëjnë me dije se ai nuk ka arritur që të grabisë shuma parash nga pika e këmbimit valutor në rrugën ‘Taulantia’ ose ish Vollga. Sapo punonjësit e kanë parë të armatosur nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45 të mëngjesit të sotëm, ndërsa po punohet për arrestimin e të riut.

"Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit."

 

ME TE LEXUARAT