Tensionet në Veri, reagon zëdhënësi i NATO gjatë luftës në Kosovë: Serbia të heqë ushtrinë nga kufiri

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë tha një intervistë për Euronews Albania se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.
Ai e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.
"E njoha në një ditë me shi...", Bled Mane bën deklaratën e papritur për Jori Dellin
Ekspertët ngrenë alarmin/ Temperatura rekord mbi 40 gradë celcius, ja cili është vendi që po "përvëlohet" nga vala e të nxehtit
“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave.
Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës.
Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.


