Mbyti të ëmën me plastmas, vjen dëshmia e autorit 24 vjeçar

Aktualitet

Mbyti të ëmën me plastmas, vjen dëshmia e autorit 24

Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas. Ai u shpreh se meriton të ndëshkohet.

‘Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm.”- mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.

Njoftimi i policisê:

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT