Tensione brenda Kuvendit! Mbyllet seanca, ja kur pritet të rifillojë

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë u mbyll mes tensioneve të forta, pasi deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për shqyrtimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi vendosi që projektmarrëveshja të shqyrtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar se seanca do të rifillojë në orën 15:00, pasi dokumenti të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare. Vendimi hasi në kundërshtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren e Kuvendit, duke pamundësuar vijimin normal të punimeve. Për shkak të tensioneve dhe përplasjeve të krijuara në sallë, drejtuesi i seancës vendosi mbylljen e saj.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit, në kordonin e sigurisë të krijuar nga policia, vijojnë të qëndrojnë protestuesit.


