Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre adoleshentë plagosen me thikë

Aktualitet

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre adoleshentë plagosen

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales në plazhin e Durrësit.

Si pasojë tre të rinj janë plagosur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur pas një konflikti të çastit mes pesë personash. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur F.B., 19 vjeç, L.Ç., 20 vjeç dhe U.C., 18 vjeç.

Dy prej të rinjve, 18 dhe 20 vjeç, po marrin trajtim në spital, ndërsa i treti ka pësuar lëndime të lehta dhe nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se autorë të dyshuar të plagosjes janë shtetasit L.Ç., 19 vjeç, dhe një 15-vjeçar, të cilët janë larguar nga vendngjarja menjëherë pas konfliktit.

Patrullat e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tyre, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit tjetër të përfshirë në konflikt.

ME TE LEXUARAT