“Tempulli 2”/ Shiste doza kanabisi në lagjet e Fierit, bie në pranga "spaçatori"

Aktualitet

“Tempulli 2”/ Shiste doza kanabisi në lagjet e Fierit, bie

Në kuadër të operacionit “Tempulli 2” është arrestuar një 28-vjeçar në Fier, i cili shiste doza kanabisi në lagjet e qytetit.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, 2 celularë dhe një shumë parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky e shtetas siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion