Aksidenti tragjik ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi i makinës

Aktualitet

Policia ka vendosur në pranga 21-vjeçarin që drejtonte automjetin që u aksidentua ditën e djeshme në aksin “Librazhd-Prrenjas”.

Makina që drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale M. Z., banues në fshatin Qukës doli nga rruga dhe u rrokullis për rreth 30 metra duke përfunduar në trasenë e linjës hekurudhore.

Për pasojë një nga pasagjerët në makinë, shtetasi me iniciale D.B., humbi jetën. Të plagosur mbetën edhe 2 pasagjerët e tjerë në mjeti, si edhe shoferi të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë.

 Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Librazhd-Prrenjas”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 21 vjeç, banues në fshatin Qukës, Librazhd, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për këtë shkak automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë humbi jetën njëri nga pasagjerët e këtij automjeti, shtetasi D. B., si dhe kanë mbetur të dëmtuar 2 pasagjerët e tjerë dhe drejtuesi i automjetit, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion