Temperaturat e larta sfidojnë protestuesit, një grua shpërndan shishe uji falas
Lajmifundit
/
23 Qershor 2026, 19:39
Aktualitet

Sapo kanë kaluar disa minuta nga ora 19:00 e mbrëmjes, por temperaturat vijojnë të jenë të larta.
Në ndihmë të protestuesve që kanë nisur të grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqytet, ka ardhur një grua e cila po shpërndan shishe uji falas.
Kujtojmë që disa ditë më parë, protestuesit njoftuan ndryshimin e orarit të grumbullimit duke e shtyrë me një orë (19:00) për shkak të vapës.


