‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum
Lajmifundit
/
23 Qershor 2026, 20:18
Aktualitet

Referendumi ishte thirrja e radhës nga protesta para kryeministrisë.
Një qytetare tha se kanë mundësinë që të paraqesin në KQZ kërkesa për ndryshime kushtetuese që të kufizohen mandatet.
“Ne kemi fuqinë si protestë, ta hedhim ne Edi Ramën. Ne jemi në kushtet e një referendumi të pashkruar që mund ta kthejmë në të shkruar.
Kemi mundësi që kërkesat tona t’i kalojmë në KQZ për ndryshime kushtetuese, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Amerika, Europa s’kanë mandate të pakufizuara.
Ne mund ta realizojmë këtë me referendum. Askush s’mund të marrë vendime në kurriz të shqiptarëve, i vetëm”, tha protestuesja.


