Të shtunën primaret në PD, kandidat edhe ish-prokurori Arjan Ndoj që u plagos në atentat

Aktualitet

Të shtunën primaret në PD, kandidat edhe ish-prokurori Arjan Ndoj

Të shtunën partia demokratike do të zhvillojë procesin e primareve për të përzgjedhur kandidatët për deputet.

Afati i aplikimeve për këtë proces u shty me vendim të kryesisë dhe mes 20 kandidatëve të rinj që kanë aplikuar bie në sy emri i ish-prokurorit Arjan Ndoji i cili garon në Durrës.

Arjan Ndoji u shkarkua nga vetingu në vitin 2022 për kontakte me persona me precedentë penalë dhe të rrezikshëm.

Prokurori Ndoji u sulmua në një atentat në nëntor të vitit 2019, në të cilin ai dhe një person i identifikuar si Aleksandër Laho u plagosën, ndërsa shoferi i Ndojës, Andi Maloku, mbeti i vrarë.

Mes 20 emrave të rinj që do t’i shtohen listës së kandidatëve në primare bie në sy edhe emri i ish-gjeneralit Xhemal Gjunkshit i cili në debatin brenda Partisë Demokratike kishte qëndruar deri më tani në krah të Lulzim Bashes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion