Emri/ Qëlloi me armë zjarri pas sherrit, arrestohet autori në Shkodër

Aktualitet

Emri/ Qëlloi me armë zjarri pas sherrit, arrestohet autori në

Pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër, ku pas një konflikti çasti mes dy personash, njëri prej tyre qëlloi në ajër, policia ka arritur të arrestojë autorin, Mondi Çekini.

"Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, ku gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).

Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të metejshme."

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, detajet e para

Emri/ Qëlloi me armë zjarri pas sherrit, arrestohet autori në

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fermentim”.

Sipas burimeve, ka pasur një konflikt mes dy personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar”, konfirmon edhe policia. 

Policia vijon punën për kapjen e autorit të identifikuar, ndërsa po bëhet krehja e zonës.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

ME TE LEXUARAT