Aksident në Vlorë, makina merr përpara këmbësoren
Lajmifundit
/
6 Prill 2024, 16:50
Aktualitet

Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në Vlorë, ku drejtuesi i mjetit, 45 vjeç, ka përplasur një këmbësore, 49 vjeçe.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në aksin rrugor “Vlorë-Babicë e Madhe”.
Sakaq mësohet se e lënduara ndodhet në spital për asistencë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


