Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person

Aktualitet

Të shtëna me armë në Durrës, plagoset një person
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Shënvlash të Durrësit.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit, shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin N. Ç. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia, po vijon krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2021, në orën 17:30, në Shënvlash, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi L. K., ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi N. Ç., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion