Të shtëna me ARMË ZJARRI, qëllohet i "forti" i Bulqizës, gjendet një makinë e djegur pas atentatit

Aktualitet

Të shtëna me ARMË ZJARRI, qëllohet i "forti" i

Një person i identifikuar si Luan Tërnova ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës se e kanë qëlluar me armë në Bulqizë.

Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar policia e Bulqizës duke njoftuar se pas kontrolleve në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos është gjetur i djegur një motomjet që dyshohet të jetë përdorur nga autori i këtij rasti.

Luan Tërnova është vëllai i Fadil Tërnovës, ky i fundit emër i i njohur për policinë pasi rezulton me precedentë penale.

Në shtator të vitit 2015 u arrestua nga Forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim, akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.

Tërnova, në atë kohë u kap me pistoletë në brez dhe me fishek të mbushur. Ne momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë.

Ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen dhe rrethanat e këtij rasti.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion