“Të lirohet Beleri”,avokatët grekë në konferencë: Ka pasur raste të ngjashme, asnjë nuk është arrestuar
Në konferencë për mediat për çështjen “Beleri” ka dalë edhe Presidenti i Avokatëve pa kufi, Patrick Henry.
Henry ndër të tjera është shprehur se Beleri për 4 muaj nuk ka mundur të delegojë detyrat e tij.
Po ashtu ai shton se ka pasur edhe 30 raste të tjera të ngjashme në zgjedhje e “14 majit”, por nuk është arrestuar asnjë tjetër.
Fjala e Patrick Henry, Presidenti i Avokatëve pa kufi:
Kisha dëgjuar që procesi zhvillohet me një sfond politik, sepse një kandidat që i përket minoritet që është një kundërshtar apo bën pjesë në opozitën e regjimit aktual, u arrestua dy ditë para votimeve.
Ai u akuzua për tentativë për mashtrim në zgjedhje, unë jam këtu jo si përfaqësues politik, por si përfaqësues i dhomave të avokatisë evropiane.
Dhe unë këtu pyes veten për zgjatjen e afatin të mbajtjes në paraburgim të një të zgjedhuri, mandat i i cili është miratuar nga kolegji elektoral.
I cili nuk ka mundur të delegojë funksionet e veta që prej 14 majit. Vura re 4 elementë.
Elementi i parë është që nuk ekziston rreziku që ai të arratiset, por edhe nëse ky rrezik ekzistonte ka mundësi për ta parandaluar atë, sic është garancia pasurore.
Së dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave përderisa hetimi ka përfunduar. Dhe ka vetëm një dëshmitar që flet kundër tij, ndërkohë që thuhet se ai është një agjent provokues, ndërkohë që dëshmitarët e tjera kanë folur në favor të tij.
Se treti nuk ekziston rreziku që ai të kryer një vepër të re penale dhe nëse mundësohet se ai mund të kryej një vepër penale, kjo çështje është zgjidhur sot.
Dhe së katërti është proporcionaliteti i kësaj çështjeje, sepse duhet bërë ekuilibri ndërmjet sigurisë publike dhe nga ana tjetër përfaqësimi i një p0jesë të popullsisë.
Vura që prokurori nuk iu përgjigjj këtyre argumentave, përveçse ishte gjykuar tanimë në gusht nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Në fakt ka kaluar një muaj nga gushti dh kur flasim për proporcionalitetin ky muaj vlen shumë. Aq me tepër që ka pasur 31 ngjarje të ngjashme në lidhje me 14 majit dhe asnjë tjetër nuk është arrestuar.
Jam i habitur nga nj vendim kaq pak i motivuar. Që mjaftohet duke iu referuar vendimi të mëparshëm pa iu përgjigjur mbrojtjes. Dhe kjo më duket shumë e diskutueshme nga pikëpamja e neneve 5 dhe 10 të Koventës Evropiane të së Drejtave të Njeriut dhe nenit 3 të po kësaj Konvente.