Të huajt “pushtojnë” Shqipërinë, numri i tyre u rrit me rreth 47%. Biznesi: Janë të qëndrueshëm

Shqipëria po importon masivisht fuqi punëtore. Instituti i Statistikave raporton se në vitin 2025 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në rreth 32 mijë dhe më shumë se gjysma e tyre ndodhen në vendin tonë për të punuar.
Numri i të huajve në Shqipëri vitin e shkuar është rritur me rreth 47% në krahasim me vitin 2024. Rritjen më të fortë e ka shënuar Azia. Numri i shtetasve aziatikë me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në rreth 10 mijë persona, një rritje prej 117% në raport me 2024.
“Kjo ka qenë një nevojë dhe ishte e detyruesme që biznesi të orientohet drejt prurjes së punonjësve nga vendet e treta. Ka pasur benefitet e saj përsa i përket produktivitetit. Mendoj ë që ky është vetëm një fillim i një rrugëtimi të gjatë sepse ekonomia shqiptare ka ende nevojë për përthitje të punonjësve. Duke pasur mungesë të theksuar të punojësve shqiptarë dhe duke pasur mungesë të theksuar edhe të kualifikimit të punonjësve aktualë që janë në bizneset shqiptare, nmendoj që prurja e këtyre punonjësve të huaj të kualifikuar është e domosdoshme. Mendoj që në muajt e ardhshëm, do të ketë një rritje të përqindjes dhe të personave që do të vazhdojnë të vijnë në Shqipëri”, tha Edvin Prençe, shoqata “Pro-Export”.
Komuniteti i biznesit vendas që po i kryen proceset e punës me të huaj thotë se punonjësit që vijnë, janë të qëndrueshëm.
“Ka largime sporadike por nuk janë të asaj mase të mëparshme. Kjo është një problematike që duhet zgjidhur nga qeveria që të licencojë agjenci serioze, duhet filtruar ky treg për të pasyur agjenci serioze që garantojnë dhe sjellin punëtorë të huaj. Duke qenë në largësi, për proceset e punës që ne kërkojmë dërgohen video për proceset e punës që bën ky punëtor. Faza tjetër është lidhja e një kontrate me agjencinë që sjell këtë punëtor, më pas është lidhja e kontratës direkt me punonjësin, që është 2 vjeçare. Më pas vijojnë procedurat për vizën për këtë punëtor. Fakti që në shumicën e rasteve kërkojnë të sjellin familjarët e tyre, mendoj tregon që edhe ata gjenden mirë”, shtoi Prençe.
Në muajin korrik, ministrja Delina Ibrahimaj nënshkroi memorandume mirëkuptimi me Indonezinë dhe Vietnamin për të marrë fuqi punëtore prej andej, të cilët do të punësohen në sektorët e turizmit, prodhimit dhe ndërtimit.


