Të hënën takimi i Mitsotakis me Erdogan: Fokus i diskutimeve, marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis pritet që të zhvillojë ditën e nesërme një takim në Turqi me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Sipas mediave greke, në qendër të bisedimeve do të jetë Manastiri i Chores, ku Mitsotakis pritet që të shtrojë shqetësimin për kthimin e tij në xhami, ndërsa nga ana tjetër Erdogan ka thënë se nuk është i interesuar për konflikte.
Para takimit vendimtar, dy zyrtarët e lartë shkëmbyen mesazhe, përmes intervistave të tyre, duke nxjerrë "vija të kuqe" në axhendën greko-turke, por në të njëjtën kohë duke këmbëngulur për nevojën për kanale të hapura komunikimi në nivelin më të lartë, në mënyrë që marrëdhëniet midis vendeve të kalojnë në hapin tjetër.
Në këtë takim pritet që të diskutohen të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe, ndërsa do të përcaktohet edhe orari i kontakteve të radhës në nivel të dialogut politik.
Mediat greke shkruajnë se do të ngrenë me Presidentin e Turqisë edhe çështjen e shëndërrimit të Manastirit të Chorës në xhami myslimane.
“Greqia nuk kërcënon askënd. Dhe dua të përsëris se ne jemi fqinj, jo armiq”,- vuri në dukje Mitsotakis duke shtuar se ia ka borxh popullit grek dhe turk dhe brezave të ardhshëm të vazhdojmë në një kurs konstruktiv.
I pyetur për çështjen e parqeve detare dhe reagimet e shkaktuara nga pala turke nga nisma e Greqisë në Egje dhe Jon, Mitsotakis komentoi se "ka pasur shumë diskutime për një nismë që është thjesht mjedisore" dhe që bazohet në të drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën e Detit”.


