Të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçit, lihen në burg dy vëllezërit Duka

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, të akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.
Dy vëllezërit kishin një konflikt mbi pronësinë e truallit, që ishte kthyer në problem mes autorëve dhe vikimës.
Ata e kanë ndjekur për një javë me qëllim për ta vrarë. Saktësisht bëhet fjalë duke nisur nga data 8 nëntor deri në 13 nëntor kur ka kryer edhe ekzekutimin e biznesmenit. Njër nga vëllezërit, Shkëlqimi e ka ruajtur nga ora 7 e mëngjesit deri në 11 të darkës. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë, vihet re që Dukaj ishte pozicionuar pranë hotelit ngjitur dhe i pozicionuar në një shkallë metalike shikonte nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.
Policia dyshon se atentati ka ndodhur edhe më 8 nëntor, por autori nuk ka mundur dot të shënjestrojë biznesmenin. 6 ditë më vonë, në orën 22:40 minuta, autori i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri drejt Reçit.
Shkëlqim dhe Florian Duka, dy vëllezërit e dyshuar si autorë të krimit për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, u identifikuan nga hetuesit pas ndjekjes së provave që lidhen me një konflikt të gjatë mbi pronësinë e një trualli. Ky truall, i cili ishte planifikuar për ndërtimin e një pallati, mendohet të ketë qenë shkaku kryesor i konfliktit mes viktimës dhe autorëve.
Eksperimentet hetimore dhe analizat teknike kanë qenë vendimtare për hetimin. Hetuesit përcaktuan pikën e saktë nga ku mund të ishte qëlluar viktima dhe drejtimin e plumbit, duke ngushtuar rrethin e të dyshuarve.
Gjithashtu, kamerat e sigurisë në zonën pranë vendit të ngjarjes ndihmuan në gjurmimin e dy vëllezërve. Po ashtu janë kryer kontrolle në banesat dhe lokali i vëllezërve Duka, të cilat ndodheshin afër vendit të ngjarjes, ku janë gjetur prova të reja që dëshmojnë fajësinë e tyre.


