EMRAT/ Sherri me thika në Shkodër, identifikohet i lënduari dhe autori 28-vjeçar

Aktualitet

EMRAT/ Sherri me thika në Shkodër, identifikohet i lënduari dhe

Janë identifikuar personat e përfshirë në një sherr me thika ditën e sotme në zonën “Ish Dega” në Shkodër, ku u plagos me thikë një 42 vjeçar.

Sipas infrmacioneve të para nga policia, i lënduar ka mbetur 42-vjeçari Brigel Bizi, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme i shtetasit Bledar Bylybashi, 28 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi Brigel Bizi, 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion