Taksia elektrike del nga rruga në Lushnje-Berat, plagoset drejtuesja, 40-vjecaren e nxjerrin zjarrfikësit

Aktualitet

Taksia elektrike del nga rruga në Lushnje-Berat, plagoset drejtuesja,

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë.

Sipas informacioneve, një mjet tip Volkswagen, që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga pasi nuk ka marrë kthesën e ka vazhduar rrugën drejt duke përfunduar në një kanal kullues.

Drejtuesja e mjetit, një 40-vjeçare Mirela Shellima, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për nxjerrjen e saj nga mjeti, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve të qytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të disiplinuar trafikun në atë zonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion