Deputeti iu bën thirrje serbëve: Mos i kaloni pushimet në Shqipëri!

Kosovë&Rajon

Deputeti iu bën thirrje serbëve: Mos i kaloni pushimet në

Dragan Markoviç, kreu i partisë Serbia e Bashkuar dhe një partner i koalicionit Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mos kalojnë pushimet e verës në Shqipëri.

Ai deklaroi se është e pakuptueshme sesi serbët mund të pushojnë në vendin që “nxiti gjithçka që kosovarët u bënë serbëve”.

“Unë nuk mund ta kuptoj dikë që thotë ‘Kalova një kohë të këndshme në Shqipëri.’ Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në ngjarjet e fundit në Kosovë u kryen krime të tmerrshme kundër serbëve. Të gjithë serbët u dëbuan falë Shqipërisë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion