Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti

Aktualitet

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti

Ish-futbollisti i njohur i Dinamos kampione të viteve 60, Stavri Lubonja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Prej kohësh vuante nga një sëmundje e gjatë ndërsa sot mbylli sytë përgjithmonë në Nju Xhersi.

Ai ka qenë pjesë e ekipit kombëtar si dhe trajner e zyrtar pranë klubit blu. Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar.

Lubonja e kaloi karrierën e tij gjashtëvjeçare si futbollist me klubin kryeqytetas Dinamon, duke fituar tre kampionate. Gjatë sezonit 1959, Lubonja ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 11 gola, me Dinamon, e cila përfundoi në vendin e 3-të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion