SPAK u dekonspirua? Dosja “SKY ECC”, “kokat” e krimit u arratisën nga Shqipëria pak ditë para operacionit

Sipas të dhënave kofidenciale, disa prej personave që kanë emrin në listën e madhe prej 51 personash të SPAK kanë qenë brenda territorit të Shqipërisë deri pak ditë para se sa të niste operacioni. Dhe konkretisht dy vëllezërit Bami. Madje kane qenë në FushëKrujë e kanë lëvizur edhe nëpër fshatrat ku kanë ndikimin e tyre. Po ashtu, sipas të dhënave policore, edhe kolegët e tyre, kanë qenë brenda vendit, por janë larguar rastësisht dhe policia nuk mundi t‘i gjente gjatë operacionit.
Sipas të dhënave të SPAK, një mori personash të listës së gjatë rezultojnë të jenë ose nën një masë sigurimi, ose në burg për akte të tjera të rënda kriminale.
Vihet re që mes emrave gjendet sërish Pëllumb Gjoka, biznesmeni i akuzuar për lidhje me grupin e Bajrajve dhe Ervis Martinajn. Po ashtu në listë janë të përfshirë edhe Endrit Dokle me Kasandër Nogën, Gjergj Cukalin e Xhelal Rrajën. Lulzim Berisha me Plaurent Dervishajn nuk janë në listën e SPAK, ndërkohë që janë të përfshirë edhe emrat e Shullazit me Imerajn, të dy të lënë në burg për atentatin e bujshëm ndaj Vajdin Lames ku u vra bashkë me mikun e tij.
SPAK pretendon se ka mundur të hedh dritë mbi ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, ngjarje e ndodhur vite më parë dhe që në fakt ishte zbardhur edhe nga prokuroritë e juridiksionit të Përgjithshëm. Po ashtu u tha se u hodh dritë mbi një atentat të dështuar në Burrel, ku personi që e realizoi u vu në pranga por Gjykata i dha dënim të ulët për shkak të ndryshimit të natyrës së veprës penale.
Tashmë pritet të verifikohen rolet e secilit prej personave që janë me mandat arresti, ku bie në sy familja e Arben Ndokës, me 5 anëtarë të shpallur në kërkim, katër prej tyre pasi njëri është nën një masë sigurimi. Do të verifikohen të gjitha ngjarjet ku mendohet se janë të përfshirë, sidomos grupet që thuhet që kanë bashkëpunuar me Ervis Martinajn, edhe pse për këtë të fundit ende nuk ka asnjë të dhënë se ku gjendet dhe cili është fati i tij prej gushtit të 2 viteve më parë!
51 PERSONAT ME URDHËR-ARRESTE
1. Arben Ndoka
2. Arian Tuku
3. Ilia Ndoka
4. Samuel Ndoka
5. Vinçens Tuku
6. Ervis Martinaj
7. Jozi Kraja
8. Astrit Avdyli
9. Aldo Avdyli
10. Miri Bruli
11. Naim Stafuka
12. Emiljano Shullazi
13. Blerim Abazi
14. Elvis Ndreca
15. Oltion Zefi
16. Edson Jozëik
17. Armando Ndreca
18. Kasandër Noga
19. Elson Reçi
20. Besian Xhixha
21. Enver Diva
22. Robert Laçi
23. Fatmir Troplini
24. Klodian Shahini
25. Henerigert Mitri
26. Pëllumb Gjoka
27. Gjergji Cukali
28. Kristos Teta
29. Denis Meta
30. Gentian Binjaku
31. Viktor Imeraj
32. Satilno Basho
33. Marklen Haka
34. Tori Xheçuka
35. Edison Muçeku
36. Albert Zaja
37. Florenc Kelmendi
38. Ardit Gjokrosa
39. Deivis Bajramaj
40. Adrian Pikli
41. Durim Bami
42. Endrit Dokle
43. Xhelal Rraja
44. Altin Morina
45. Leonard Duka
46. Erlis Duka
47. Fatmir Hyseni
48. Altin Gega
49. Drianto Bardhi
50. Fabio Ballabani
51. Elton Zalla


