“SPAK të bëjë hapa konkrete në dosjen Balluku”- Aktivisti Tepelena: Të nisë hetimi edhe për “Albanian Files”!

Aktualitet

“SPAK të bëjë hapa konkrete në dosjen Balluku”-

Aktivisti Andi Tepelena ka komentuar çështjen e Belinda Ballukut dhe kallëzimin e dorëzuar nga aktivistët në SPAK për atë që e quajnë dosja “Albanian Files”.

I ftuar në News24, Tepelena deklaroi se pret që drejtësia të ndërmarrë hapa konkretë dhe që SPAK të nisë hetimet për çështjet e kallëzuara. “Shpresoj që dhe drejtësia, SPAK, të bëjë hapa konkrete në dosjen Balluku apo me skandalet e tjera. Kemi dorëzuar kallëzim për ‘Albanian Files’. Duam të nisë hetimi për këtë dosje”, u shpreh ai.

Sipas aktivistit, “Albanian Files” përmbledh, sipas pretendimeve të tij, çështje që lidhen me krimin dhe korrupsionin, veçanërisht sa i përket pronave përgjatë bregdetit shqiptar. Ai kërkoi që institucionet e drejtësisë të hetojnë këto pretendime dhe të japin përgjigje konkrete.

“Është përmbledhje e krimit dhe korrupsionit me atë që ka ndodhur me pronat në bregdet”, tha Tepelena. Aktivisti tha se qytetarët presin që institucionet e drejtësisë të veprojnë dhe jo të mjaftohen me deklarata.

Ai theksoi se kallëzimi i dorëzuar në SPAK synon që pretendimet e ngritura nga aktivistët të verifikohen përmes një hetimi institucional.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion