Megaoperacioni i SPAK/ Gjykata lë në burg katër prej të arrestuarve, shtyhet seanca e Emiljano Shullazit

Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK/ Gjykata lë në burg katër prej të

Gjykata me vendimin nr 51 dt. 20.05.2024 vendosi vijimin e masës se sigurimit arrest ne burg per 4 te arrestuar.

Nderkohe, ne oren 14:00 do zhvillohet seanca per marrjen ne pyetje te nje nder te arrestuareve.

Emiljano Shullazi, Gjergj Cukali, Albert Zaja, Enver Diva dhe Besian Xhixha dolën ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masat e reja të sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve si pjesë e grupeve kriminale që u goditën nga SPAK përgjatë një operacioni që zgjati dy ditë (17-18 Maj) ka nisur në orën 10:00.

OPERACIONI

SPAK ka zbuluar se bëhej fjalë për bashkëpunimin, sipas tyre të tri grupeve të fuqishme kriminale, për të eliminuar Durim Bamin.

Po aq interesant është edhe një detaj tjetër, i dalë zyrtarisht nga SPAK se Durim Bami ka siguruar mjetet për të ekzekutuar Marklen Hakën, të riun nga Nikla, i cili dyshohet i përfshirë në të njëjtat akte kriminale që është i përfolur edhe vetë Durim Bami.

Po ashtu, sipas SPAK pretendohet se nga bisedat është mësuar se Naim Stafuka, vëllai i Enverit, të zhdukur pa gjurmë prej 9 vjetësh, të rrëmbyer nga njerëz me uniforma si të policisë, ka marrë pjesë në të njëjtën ngjarje që sipas SPAK ka siguruar kushtet Durim Bami, kundër Hakës.

Duke u kthyer pas në kohë dhe duke parë zhvillimet e ndodhura në FushëKrujë që pas zhdukjes së Enver Stafukës, familjarët dhe të afërmit e të rrëmbyerit akuzuan publikisht në fakt Durim Bamin. Madje sipas të dhënave, pas ngjarjes së rëndë ku u gjuajt mbi shtëpinë e Marklen Hakës dhe u vra halla e tij, Shpresa, ka qenë pikërisht vëllai i Durim Bamit, Valteri që e ka dërguar në spitalin ushtarak Marklen Hakën, pas atentatit ku u tha se qëlluan katër persona me armë në shtëpinë e Hakës.

Mirëpo SPAK ende nuk ka gjendur asnjë të dhënë në lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës, edhe pse ajo ngjarje u hetua edhe nga prokuroria e Krimeve të Rënda më herët! Naim Stafuka ka dalë dje për masën e sigurimit personal ku u la në arrest me burg, pikërisht për atë ngjarje.

Ndërkohë që në lidhje me qëllimin për eliminimin e Durim Bamit Prokuroria e Posaçme rendit një sërë emrash, që nga Astrit Avdylajn, Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin, Arben Ndokën dhe Viktor Ymerajn. Për asnjë prej tyre nuk bëhet me dije se përse kanë kërkuar të vrasin Durim Bamin, i cili rezulton të jetë i përfshirë në një prej 51 urdhër-arresteve të lëshuara pak ditë më parë nga SPAK!

ME TE LEXUARAT