SPAK “në kërkim” të “Doçjas”, tentoi të vriste Ervis Martinaj për llogari të klanit “Duka”

Aktualitet

SPAK “në kërkim” të “Doçjas”,

Fatmir Hyseni alias Doçja është një nga kontigjentët e krimit për të cilin SPAK ka lëshuar sot masën e urdhër arrestit.

Fatmir Hyseni njihet në Vlorë me nofkën “Doqe” dhe ka një të kaluar kriminale të “pasur”. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë si një nga bashkëpuntorët e vrasjes së vëllait të Viktor Ymerit në Vlorë, ose siç njihet ndryshe në këtë qytet si “Tori i Xhihanes”.

Sipas informacioneve që policia e Vlorës ka referuar në policinë e kryeqytet për Fatmir Hyseni, vrasja e vëllait të Viktorit ka ndodhur në Vlorë në vitin 1999, dhe ai ashtu si dhe vetë Viktori, ka qënë daja i Edison Harizaj, i konsideruar në Vlorë si “i paprekshmi”, por i vrarë me 52 plumba në 7 nëntor 2018 në dalje të Durrësit, ku së bashku me të mbeti i vrarë dhe Genci Caci.

“Doçja” është anëtar i grupit kriminal “Duka” dhe dyshohet gjithashtu se është një personat e përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko. Klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eleminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojrave të fatit Ervis Martinaj.

Gjithashtu ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin e përgjakshëm në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj nipi i Ervis Martinajt, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Klani “Duka” është një nga grupet kundërshtare të Ervis Martinajt, ku në vitin 2021 me zbardhjen e dosjes hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, u zbulua se si krijuan kushte për eleminimin e tij. Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë patur në plan eliminimin fizik të Ervis Martinaj.

Vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion