Megaoperacioni, SPAK arreston biznesmenin Mir Bruli nga Velipoja, i afërm me Pëllumb Gjokën

Aktualitet

Megaoperacioni, SPAK arreston biznesmenin Mir Bruli nga Velipoja, i afërm

Në 43 urdhërat e lëshuar nga SPAK në pranga ka rënë edhe biznesmeni nga Velipoja në Shkodër Mir Bruli. Bruli është i dyshuar për perfshirje ne veprimtari kriminale.

Në mbështetje të SPAK ishin edhe forcat e policsë vendore të Shkodrës të cilët nën drejtimin e SPAK finalizuan këtë operacion. Mir Bruli është një i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është i arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Pak kohë më parë një prej bizneseve të Mir Brulit në pjesën e Vilunit në plazhin e Velipojës u shemb nga IKMT si ndërtim pa leje.

Mir Bruli është i njohur për bizneset në plazhin e Velipojës, lokale, restorante dhe hoteleri ndërsa është i dyshuar nga SPAK si i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij është bërë në orët e mëngjesit të sotëm nga forca të shumta policie të cilët bënë të mundur prangosjen e biznesmenit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion