SPAK: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përfituan një vilë nga biznesmeni S.M për ndryshimin e një ligji

Politikë

SPAK: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi përfituan një vilë nga

SPAK deklaron se Ilir Meta dhe Monika Kyemadhi, kane perfituar nje vile nga biznesmeni S.M, ne kembim te nje ndryshimi ligji ne Parlament.

Ky fakt, evidentohet ne akt-akuzen e prokurorise se Posacme te bere publike ne nje njoftim per median, pak ore pas arrestimit te Ilir Metes. 

"Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë.

Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

SPAK nuk i ka bere publike emrat e plote te personave te perfshire, nderkohe qe ajo qe dihet eshte se ndryshimi i ligjit eshte bere me propozim te Monika Mryemadhit si deputete, ne bashkepunim me Ilir Meten.

ME TE LEXUARAT