Kryemadhi kërkesë për heqjen e masës “detyrim paraqitje”, GJKKO e rrëzon

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për heqjen e masës “detyrim paraqitje”.
Në vendimin e datës së sotme 07.04.2025, gjykata vendosi që kërkesa e Kryemadhit të mos pranohet. Ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve nga njoftimi.
NJOFTIM NGA GJJKO PËR MEDIAT
Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 07.04.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar


