SPAK kërkon rinisjen e gjykimit, ja kush është gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun

Aktualitet

SPAK kërkon rinisjen e gjykimit, ja kush është gjyqtarja që

Saida Dollani është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun në Apelin e Posaçëm. Çështja do të shqyrtohet nga kjo gjyqtare e vetme.

SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Ndërkohë çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Seanca është caktuar më datë 17 shtator ora 10:00.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion