Përfshihet nga flakët një shtëpi në Kosovë, policia: Janë djegur dy fëmijë
Lajmifundit
/
8 September 2021, 11:06
Kosovë&Rajon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës. Mësohet se një banesë është djegur, e për pasojë kanë ndërruar jetë dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç.
Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet policore, që kanë treguar se viktimat janë kushurinj të parë, ndërsa ende nuk dihet shkaku i kësaj tragjedie. Mediat kosovare kanë bërë me dije se në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet përkatëse./express


