SPAK kërkon përgjegjësit për mungesën e efektivëve gjatë seancës për Veliajn, reagon drejtori i Policisë së Tiranës!

Aktualitet

SPAK kërkon përgjegjësit për mungesën e efektivëve

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka deklaruar se shumë shpejt "shteti" do t'i përgjigjet SPAK-ut për protestën në mbrojtje të Erion Veliajt. 

SPAK ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare Ministrisë së Brendshme, që të vendosë para përgjegjësisë personat që penguan policinë që të vepronte për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë tubimit të mbështetësve të kryebashkiakut.

“Përgjigja po përgatitet nga Drejtorja e Përgjithshme e Policisë, do t’iu dërgojmë shkresë sapo ajo të dërgohet”, tha Alushi në një konferencë për mediat.

ME TE LEXUARAT