Aksident në aksin Lezhë-Laç, 4 të plagosur pas përplasjes së dy makinave

Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Laç, 4 të plagosur pas

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Fushë-Milot – Lezhë, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin B. B. dhe tjetri me drejtues shtetasin C. Sh.. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin B. B., konkretisht shtetaset D. K., F. C., D. A. dhe Xh. N., si dhe bashkëshortja e shtetasit C. Sh., shtetasja Sh. Sh. Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion