SPAK heton tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e kompanive të tenderit për mbikëqyrjen e punimeve

Aktualitet

SPAK heton tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e kompanive të

Një tjetër tender me vlerë të paktën 2 milionë euro është vendosur nën lupën e Prokurorisë së Posaçme.

Bëhet fjalë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, një investim i inaguruar përpara një viti.

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ dhe “Net Group” sh.p.k, kompani te cilat kanë kryer supervizimin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Ky hetim nga SPAK vjen në kuadër të hetimit që ka nisur më herët organi i posaçëm për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberit.

Kompania ‘Net Group’, në pronësi të Valter Begajt, i cili më parë ia ka blerë Berberit, dyshohet se është favorizuar për të fituar  të drejtën e mbikqyrjes së punimeve në këtë tunel.

Hetuesit kanë dyshime se pikërisht lidhja dhe miqësia që firma private kishte me ish-kreun e ARRSH-së mund të kenë ndikuar në përcaktimin paraprak të fituesit në.

Nga hetimet e deritanishme SPAK akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës  shpalli garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në këtë garë morën pjesë disa kompani privave, të cilat u skualifikuan për shkak se nuk plotësuan kriteret e kërkuara në tender. Në këto kushte dy kompanitë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group” u shpallën fitues.

Prokurori i SPAK Dritan Prençi ka kërkuar sekuestrimin e dokumenteve të firmave private dhe ato të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me këtë tender të dyshuar korruptiv ku përfshihen kotratat, kushtet e tenderit dhe dhe kostoja në total./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion