SPAK arreston dy shqiptarë në Itali për pastrim parash, sekuestrohen 4 milionë euro

Aktualitet

SPAK arreston dy shqiptarë në Itali për pastrim parash,

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane në Torino. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi 2-vjeçar ne Shqiperi dhe Itali.

Policia e Torinos në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë finalizuar një operacioni, ku janë arrestuar dy shqiptarë.

Ata akuzohen për veprat pastrim parash, të fituara në mënyrë të paligjshme përmes tregtisë online.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet e koordinuara nga Eurojust dhe SPAK kanë zbuluar një skemë të sofistikuar.

Shumat e paligjshme janë pastruar përmes kriptomonedhave dhe përdorimit të kompanive guaskë, duke fshehur origjinën e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 4 milionë eurove, që dyshohen se janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dyshuar.

ME TE LEXUARAT